Pre. Nën 14th, 2025

Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, ka bërë të ditur se pensionet sot do të procesohen me rritje.

Ndërsa ka thënë se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse qeveria Kurti.

Postimi i plotë i Muratit:

Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti.

Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%.

Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit.

Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar.

Qeveria për pensionistët!

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *