Mër. Sht 30th, 2026

PDK: Qeveria të mos e zvarris ligjin e ndryshuar për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Kuvendi të nis pa vonesa procedurën për ndryshim e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha në një konferencë për mredia se se qeveria e Kosovës nuk guxon të zvarrisë më shumë kthimin e ligjit më Kuvend për ta miratuar të njëjtin.

“Qeveria nuk guxon të zvarrisë këtë proces. Është koha për veprime konkrete për ish krerët e UÇK-së”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se miratimi i ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale nuk prish asnjë detyrim ndërkombëtarë që ka marrë Kosova kur ka themeluar specialen.
Ai tha se drafti që është proceduar i heq kontrollin kushtetues Hagës, por verdiktin për interpretim do të ketë Gjykata Kushtetuese në Kosovë.

“Asnjë zyre në qeveri ska arsye ta mbajë peng këtë ligj për ta. Ky ligj nuk prish asnjë detyrim ndërkombëtar që Kosova ka marrë”, tha ai.

Postime të Ngjashme