Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është hapur debat lidhur me renditjen e pikave të rendit të ditës, me fokus te propozimrezoluta për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që kjo rezolutë të vendoset si pika e parë e rendit të ditës, duke e konsideruar çështje me prioritet të lartë për shqyrtim parlamentar.
Nga ana tjetër, nënkryetarja e kuvendit, Vlora Çitaku, ka theksuar se nuk ka çështje më të rëndësishme për t’u trajtuar dhe se shumica parlamentare nuk duhet të hezitojë të pranojë kërkesat e opozitës, duke e cilësuar situatën aktuale si të pazakontë për kuvendin.
Në kundërpërgjigje, përfaqësues të Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që rezoluta të mbetet sipas rendit të ditës së propozuar, pas trajtimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për një dokument të balancuar dhe të përgjegjshëm institucional.

