Mër. Jan 14th, 2026

Pas Kurtit e Osmanit, Sorensen takon Bedri Hamzën

Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.

“Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian. PDK-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, ka shkruar Hamza.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *