Avokati i Halil Gecit ka reaguar pasi klienti i tij është intervistuar nga njësia për krime të rënda, duke e quajtur rastin “të paprecedent”.
Sipas avokatit, Geci, i njohur si “Baci Lilë”, është liruar pas disa orësh qëndrimi në polici dhe rasti lidhet me një status të publikuar në Facebook.
Postimi i plotë:
RAST I PA PRECEDENT
PRESIDENTIA E QONË NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK
Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë.
Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…
Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo.

