Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit partitë politike po i futën garës duke qenë të ndara në pozicionine politike, kjo pasi që shumica e tyre nuk kanë preferuar të lidhin koalicion parazgjedhor. Ndërkohë, që zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur numrin e partive politike që kanë aplikuar për të marrë pjesë në këtë proces, duke konfirmuar se përgatitjet institucionale po zhvillohen sipas afateve të përcaktuara.
“24 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur – kanë plotësuar online formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Paralelisht me aplikimin për certifikim, është zhvilluar edhe afati për deklarim të partive politike për formim të koalicioneve”, ka thënë Elezi.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje do të garaojë në koalicion me Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Koalicion parazgjedhor kanë arritur edhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës, Lëvizja për Bashkëveprim dhe Koalicioni VAKAT.
Ndërkohë, PDK, LDK dhe AAK në vend të koalicioneve kanë shtuar radhët me prurje të reja. Ndonëse, Fatmir Limaj, kishte zhvilluar bisedime për koalicion parazgjedhor, Nisma Socialdemokrate, kësaj radhe do të garoj e vetme në zgjedhje.
Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, tha se gara e partive të mëdha pa koalicione, është një taktizim për votë. Ndërsa, koalicionin e LVV-në me partinë Shqiptare Demokristiane e quan të panatyrshëm.
‘’Ky është një koalicion jo parimor në aspektin ideologjik. E kemi një kolaicion ku kemi një parti të majt me ideologji socialiste siç është LVV-ja dhe partitë e tjera minore që kanë orientim kryesisht të qendrës së djathtë”.
Ambasadori Prenkaj analizoi edhe lëzivjet e partive të tjera që hynë të vetme në garë zgjedhore.
“LDK-ja ka prurje të reja kryesisht të profesionistëve të ndryshëm të cilët në të kaluarën kanë qenë në struktura tjera politike. PDK-ja ka rikthim të figurave të vjetra, por edhe prurje të reja. Ndërsa, Nisma duket se nuk ka qenë e gatshme të shkrihet në listën e partive të mëdha”, tha Prenkaj për rtv21.
Por, sipas ambasadorit Prenkaj, qëndrimet e partive politike mund të ndryshojnë. Ai nuk e përjashton mundësinë e koalicioneve paszgjedhore për krijimin e Qeverisë se re.
‘’Pas zgjedhjeve mund të futën në koalicionit të cilat mund të formojnë edhe Qeverinë e shumicës në Kuvend. Besoj se LVV-ja me të gjitha këto huqjet edhe të përiudhës të mos konstituimit të Kuvendit dhe paaftësisë për të themeluar Qeverinë do të ndëshkohet nga votuesi dhe do të kemi një koalicion të partive më të mëdha në Kuvend që do të dalin dhe do të formojnë një Qeveri të re e cila do të la LVV-në në opozitë”, tha Prenkaj
Zgjedhjet e 28 dhjetorit u caktuan pasi LVV-ja nuk arriti që t’i siguroi votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re. Më pas presidentja shprëndau Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare./RTV21/.

