Sht. Tet 18th, 2025

Parashikimi i motit për javën në vijim 13-17 Tetor 2025

Parashikimi nga IHMK

Parashikimi i motit për periudhën 13–17 tetor 2025!
Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike, si pasojë e masave të ajrit me origjinë verilindore dhe jugperëndimore. Nga e hëna deri të enjten do të mbajë mot stabil, pjesërisht i vranët, me intervale me diell dhe me temperatura tipike vjeshtore.
Të enjten pasdite priten ndryshimete lehta të kushteve atmosferike: qielli do të mbulohet me vranësira të dendura, të cilat në disa zona mund të sjellin riga shiu

E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
• Temperaturat minimale: 4-7°C
• Temperaturat maksimale: 14-17
• Era: Kryesisht nga veriperendimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti I vranet dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 4-8C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: nga veriperendimi, 1–4 m/s
E mërkurë
Moti i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 3-6°C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë deri mesatare
E enjte
Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.Vranesirat vende-vende parashihen te sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 1-4°C
Temperaturat maksimale: 12-15°C
Era: nga verilindja, 1-5 m/s
E premte
Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Temperaturat mnimale: 3-6°C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *