Mar. Tet 21st, 2025

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (20-24 tetor 2025)

Sipas IHMK

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore. Të mërkurën parashikohet që vende-vende të ketë riga të dobëta lokale shiu, ndërsa në ditët e tjera do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe intervale të gjata kthjellimesh.
Në mëngjesin e ditë së hënë parashihen ngrica të dobëta, kryesisht në viset e larta e diku edhe në viset mesatare.
Temperaturat minimale gjatë javës së ardhshme do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi prej 1 deri 7 m/s.
Në përgjithësi, pritet një mot me kushte shumë të favorshme agrometeorologjike, i cili do t’u mundësojë bujqëve kryerjen e punëve të sezonit, përfshirë mbjelljen e kulturave vjeshtore.
E hënë
Moti i vranët dhe me intrvale me diell.
Temperaturat minimale: -2 – 0°C
Temperaturat maksimale: 14-17
Era: Kryesisht nga jugperendimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti I vranet dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 2-4C
Temperaturat maksimale: 14-17°C
Era: nga jugperendimi, 1–4 m/s
E mërkurë
Moti i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale: 4-8°C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale: 5-9°C
Temperaturat maksimale: 17-20°C
Era: nga juglindja, 1-5 m/s
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat mnimale: 3-7°C
Temperaturat maksimale: 19-22°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *