Gjatë javës së ardhshme priten ndryshime në kushtet e motit. Nga dita e martë parashihen reshje, ku në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në viset e ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë-herë mund të përzihen edhe me borë. 🌧❄️
Temperaturat minimale do të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16°C.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore. 🌱
Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.
Në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara.
⸻
🌤 E hënë
☁️ Moti i vranët me intervale me diell.
🌡 Temperaturat minimale: -2 deri 1°C
🌡 Temperaturat maksimale: 13 – 16°C
💨 Era: nga verilindja, me shpejtësi 1–8 m/s
⸻
🌧❄️ E martë
☁️ Mot i vranët me reshje shiu dhe bore.
🌡 Temperaturat minimale: 0 – 3°C
🌡 Temperaturat maksimale: 9 – 12°C
💨 Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–9 m/s
⸻
☁️ E mërkurë
☁️ Moti kryesisht i vranët.
🌡 Temperaturat minimale: 1 – 3°C
🌡 Temperaturat maksimale: 10 – 13°C
💨 Era: kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s
⸻
⛅ E enjte
☁️ Mot i vranët me intervale me diell.
🌡 Temperaturat minimale: 1 – 3°C
🌡 Temperaturat maksimale: 10 – 13°C
💨 Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s
⸻
🌤 E premte
☁️ Mot i vranët me intervale me diell.
🌡 Temperaturat minimale: -1 – 1°C
🌡 Temperaturat maksimale: 9 – 12°C
💨 Era: nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s
Parashikimi i motit për javën e ardhshme (16–20 mars 2026)

