Moti për Kosovë
📅 E premte
☁️ Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 2 deri 5°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 8–11°C
🌬️ Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s
Moti për Shqipëri
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperatura me e ulet 2 grade celicus, ndersa me e larta 15 grade celcius.
💨 Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë

