Mër. Shk 11th, 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë 11.02.2026 për Kosovë dhe Shqipëri

Moti për Kosovë

E mërkurë
☁️🌤 Mot kryesisht i vranët, me intervale me diell.
• 🌡 Temperaturat minimale: 1–4 °C
• 🌡 Temperaturat maksimale: 9–12 °C
• 🌬 Era: kryesisht nga verilindja, 1–5 m/s

Moti për Shqipëri

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave. Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirws Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.Temperatura me e ulet 2 gradë celcius, ndërsa me e larta e dites 16 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 17 m/sek
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *