Moti për Kosovë
📅 E martë
☁️ Mot i vranët me intervale me diell.
❄️ Në mëngjes parashihet ngricë.
🌡️ Temperaturat minimale: -4 deri -2°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 4–7°C
🌬️ Era: nga verilindja, 1–7 m/s
Moti për Shqipëri
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.
Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.
Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Temperatura me e ulet 0 grade ndersa me e larta 16 grade celcius.
💨 Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare në jug në pjesën e parë të ditës era hera-herës me shpejtësi deri 10m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

