Die. Jan 18th, 2026

Parashikimi i motit për ditën e hënë 19.01.2026 për Kosovë dhe Shqipëri

Pararshikimi i motit për Kosovë

Gjatë ditës së hënë vendi pritet te jete nen ndikimin e masave ajrore shumë të ftohta dhe të qëndrueshme duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Paraditja do të jetë me ngrica dhe temperatura shumë të uleta ndërsa pasditja vijon me mot me diell në të gjitha qytetet. Temperatura minimale pritet të zbres deri në -8 gradë celcius në oret e mëngjesit,ndërsa maksimalja do të arrij deri në 3 gradë celcius. Era do të fryej e lehtë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 2 deri në 3 metra për sekond.Indeksi ultraviolet pritet të jetë i ulet 1. Dielli do te lind ne oren 06:54 ne Prishtine ndërsa përëndon në orën 16:38.

Parashikimi i motit për Shqipëri

Ditën e hënë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit. Temperatura minimale minus 3 ndersa maksimalja e dites 14 gradë celcius. 💨 Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *