Hën. Shk 16th, 2026

Parashikimi i motit për ditën e hënë 16.02.2026 për Kosovë dhe Shqipëri

Moti për Kosovë

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu dhe bore në vendin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri 0°C dhe ato maksimale nga 7 deri 9°C.

Moti për Shqipëri

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente në relievet malore në veri me intensitet të ulët, për tu riaktivizuar në orët ë mbrëmjes vonë në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore mbi 1800 metër reshje dëbore në formën e stuhive të dëborës. Temperatura me e ulet 1 grade celcius ndersa me e larta 16 grade celcius.

💨 Era do të fryjë juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 19 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 4-5 ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *