Moti për Kosovë
► E enjte
☁️🌧 Mot i vranët dhe, vende-vende, me riga shiu.
• 🌡 Temperaturat minimale: 2–5 °C
• 🌡 Temperaturat maksimale: 8–12 °C
• 🌬 Era: nga verilindja, 1–7 m/s
Moti për Shqipëri
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura..
Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të
herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera – herës reshje shiu me intensitet deri mesatar nëformën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.. Temperatura me e ulet 0 grade ndersa me e larta 17 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

