Sht. Dhj 13th, 2025

Parashikimi i motit për ditën e diel 14.12.2025, Kosovë/Shqipëri

Kosovë sipas IHMK Kliko ketu per postimin e plote

Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shum zona parashihet mjegull e radiacionit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.
Kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal. Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike.

Shqipëri sipas SHMU Kliko ketu per postimin e plote

Ditën e deil vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në juglindje. Temperatura nga -2 deri në 18 grade celcius
💨 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *