Mër. Nën 12th, 2025

Parashikimi i motit (10–14 nëntor 2025) nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Parashikimi i motit (10–14 nëntor 2025)
Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.
Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.
Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.
E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
• Temperaturat minimale: 5-8 °C
• Temperaturat maksimale: 10-13°C
• Era: Kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s..
E martë
Moti i vranet dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 4-8C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-6m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 0–3 °C
Temperaturat maksimale: 9-12°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 9-13°C
Era: nga juglindja, 1-4 m/s
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *