Mar. Shk 10th, 2026

Parashikimi i moti për ditën e martë 10.02.2026 për Kosovë dhe Shqipëri

Moti për Kosovë

► E martë
☁️🌤 Mot i vranët, me intervale me diell.
❄️ Në mëngjes parashihet ngricë.
• 🌡 Temperaturat minimale: 1–4 °C
• 🌡 Temperaturat maksimale: 5–9 °C
• 🌬 Era: nga verilindja, 1–7 m/s

Moti për Shqipëri

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në formën e shtrëngatave.

🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek. Temperatura me e ulet 0 gradë celcius ndersa me e larta 16 gradë celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *