Në lajmin e dates 30 Tetor 2025, të publikuar thuhej se Një rast shqetësues kishte ndodhur në prokurimin publik, në sektorin shëndetësor ku sipas SHSKUK, Kompania Interlab, në pronësi të Betim Sadriut, ishte përjashtuar nga tenderi i shpallur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) në vlerë prej 250 mijë euro, pasi ka dorëzuar autorizim të falsifikuar nga prodhuesi kinez Comen Medical.Tenderi kishte për qëllim furnizimin me pajisje mjekësore për njësitë përbërëse të SHSKUK-së, ndërsa kompania Interlab ishte ndër ofertuesit kryesorë në këtë proces.
Sipas njoftimit zyrtar të SHSKUK-së, gjatë verifikimit të dokumenteve është zbuluar se autorizimi i dorëzuar nga Interlab për produktin “Defibrillator with Monitor, AED and External Pacemaker” nuk ishte i lëshuar nga prodhuesi origjinal. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht nga vetë kompania Comen Medical në Kinë, duke vërtetuar se dokumenti ishte i falsifikuar.”
Mirëpo në ankesën e Kompanisë në fjalë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) është REFUZUAR si e pa bazuar në dispozitën ligjore të nenit 99 par. 2 të LPP-së, kërkesa e Autoritetit Kontraktues – Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, për diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurimin publik të OE “Interlab” Sh.p.k – Prishtinë, me nr: unik 811023879, lidhur me aktivitetin e prokurimit: Furnizim me pajisje mjekësore për nevojat e njësive përbërëse të SHSKUK-së, me të prokurimit: 220-25-8216-1-1-1, iniciuar nga Shërbimi Klinik Universitar
i Kosovës.
Kompania ka kërkuar publikimin e këtij demantimi në përputhje me Ligjin për Media dhe të drejtën për korrigjim, duke bashkëngjitur edhe vendimin përkatës të OSHP-së si dokument mbështetës.
Vendimi për refuzim është marrë me datë 16.01.2026 , ndersa ne si medium këtë vendim e kemi pranuar nga Kompania në fjalë me 16.04.2026. Ne si medium i pavaruar dhe pandikuar publikuam këtë lajm në mënyrë që të jemi korrekt më të dyja palet në mënyren e informimit. Duke u bazuar në parimet e transparencës dhe të drejtës për informim të drejtë, medumi ndjen obligim profesional që të publikojë reagimin (demantimin) e kompanisë Interlab Sh.p.k., lidhur me artikullin e publikuar më 30 tetor 2025 për një tender të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

