Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka nderuar të rënët në Reçak, në 27-vjetorin e tragjedisë që ndodhi në fshatin e Shtimes, aty ku 45 qytetarë të pambrojtur dhe paarmatosur u masakruan nga ushtria serbe.
Përmes një postimi, OVL UÇK-ja, ka thënë se nderimi për të rënët në Reçak do të mbetet obligim për çdo shqiptar.
“Nderimi për të rënët në Reçak do të mbetet obligim për çdo shqiptar.
Dëshmorët dhe martirët e rënë në Masakrën e Reçakut dhe gjithandej atdheut do të kujtohen brez pas brezi” thuhet në postimin e Organizatës.
Ka qenë masakra e Reçakut ajo që bëri botën perëndimore të vetëdijesohet për krimin që po ndodhte atëbotë në Kosovë.

