Mër. Dhj 17th, 2025

Osmani takohet me Costan: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga BE-ja, sado që ato ishin të padrejta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

Takimi zuri vend në Bruksel, atje ku po mbahet samiti i liderëve BE-Ballkan Perëndimor, shkruan IndeksOnline.

Osmani i bëri me dije Costas se mirëpret vendimin për heqjen e pjesshme të masave, duke shpresuar në heqjen e plotë të tyre.

“Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Osmani.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në Bruksel u mirëprita nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE-ja, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Nga ana tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *