Mar. Dhj 16th, 2025

Osmani pritje për mërgatën më 26 dhjetor

Më 26 dhjetor, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani do të zhvillojë pritjen e fundvitit për mërgatën.

Presidenca thotë se kjo pritje do të organizohet në shenjë falënderimi për kontributin e tyre për Kosovën.

Ftesën për këtë pritje e ka bërë publike këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj Bujupi.

“Në emër të Shkëlqesisë së Saj, presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kemi nderin t’ju ftojmë në pritjen tradicionale të fundvitit me mërgatën, në shenjë falënderimi e mirënjohjeje për kontributin e mërgatës sonë e cila mbetet gjithmonë e lidhur ngushtë me Kosovën”, thuhet ndër të tjera në këtë ftesë.

Presidenca thotë se mbrëmja i kushtohet rolit të mërgatës për liri e shtetndërtim.

“Pjesëmarrja juaj do të nderojë këtë mbrëmje të dedikuar rolit të pazëvendësueshëm të mërgatës sonë në lirinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera aty, derisa të interesuarve u është bërë lutje që pjesëmarrjen ta konfirmojnë më së largu deri më 24 dhjetor, dy ditë para se të ndodhë pritja presidenciale për mërgatën.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *