Pre. Shk 20th, 2026

Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rrugë për njohje të reja

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka deklaruar se pjesëmarrja e vendit në Bordin e Paqes ka hapur rrugë të rëndësishme për njohje të reja të Kosovës.

Ajo tha se me këtë pjesëmarrje, Kosova është ngritur lart në arenën ndërkombëtare.

“Jemi të bekuar, si Kosova ashtu edhe Shqipëria jemi së bashku në Bordin e Paqes si dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton të dy shtetet tona po ngriten në nivel më të lartë të përfaqësimit ndërkombëtar, dhe kjo po bëhet falë besimit amerikan. Por në përgjithësi është edhe një mundësi e mirë që edhe me shumë shtete të tjera aleate të diskutojmë të ecim përpara, dhe të gjitha këto po ngjajnë në kuadër të Bordit të Paqes”, tha e para e vendit.

“Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, si herën e parë kur isha në Davos, si në Washington, na ka hapur rrugë të rëndësishme me shtete të ndryshme, anëtare të përfshira shtete jo-njohëse. Kjo vërtetë e ka ngritur Republikës e Kosovës në një nivel të ri sa i përket përfaqësimit në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *