Sht. Sht 27th, 2025

Osmani: Partneriteti midis Presidencës dhe komunitetit të bizneseve për të hapur dyert te gjigantët amerikanë tashmë ka sjellë rezultate konkrete

Presidentja e vendit, Vjosa Osamani ka thënë se partneriteti midis Presidencës dhe komunitetit të bizneseve për të hapur dyert te gjigantët amerikanë tashmë ka sjellë rezultate konkrete.

Sipas Osmanit sot konsumatori i Kosovës është më afër se kurrë produkteve amerikane, me më pak barriera burokratike.

Postimi i plotë:

Partneriteti midis Presidencës dhe komunitetit të bizneseve për të hapur dyert te gjigantët amerikanë si Amazon, Apple dhe Google tashmë ka sjellë rezultate konkrete.

Sot, konsumatori i Kosovës është më afër se kurrë produkteve amerikane, me më pak barriera burokratike.

Ashtu si në çdo vizitë dhe takim në botë, do të vazhdojmë bashkë me bizneset tona të sjellim më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe të lidhim Kosovën edhe më shumë me tregun global

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *