Sht. Tet 3rd, 2026

Osmani merr pjesë në përvjetorin historik të Kongresit të parë Panevropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në përvjetorin historik, një shekull pas Kongresit të parë Panevropian.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se si fituese e Çmimit Evropian “Coudenhove-Kalergi” për vitin 2024, çmim që rreth 20 vite më par iu nda edhe Presidentit Rugova i është bashkuar diplomatëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civila nga mbarë Evropa.

Në këtë event u diskutua tema “Një Evropë e fortë”.

“Si fituese e Çmimit Evropian Coudenhove-Kalergi për vitin 2024, çmim që rreth 20 vite më parë iu nda edhe Presidentit Rugova, u bashkova me liderë, diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë Evropa për të diskutuar temën “Një Evropë e fortë!”, ka shkruar ajo.

Ja postimi i plotë:

Në Vjenë, pata nderin të flas në një përvjetor historik, një shekull pas Kongresit të parë Panevropian.

Si fituese e Çmimit Evropian Coudenhove-Kalergi për vitin 2024, çmim që rreth 20 vite më parë iu nda edhe Presidentit Rugova, u bashkova me liderë, diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë Evropa për të diskutuar temën “Një Evropë e fortë!”.

Sot, një Evropë e fortë është një Evropë që nuk tërhiqet përballë sfidave dhe nuk heq dorë nga vlerat e saj. Që mbron demokracinë, lirinë dhe të vërtetën, duke mos lejuar që historia të shtrembërohet në kurriz të viktimave.

Për Kosovën, rruga evropiane është pjesë e identitetit dhe e aspiratës sonë për një të ardhme ku liria, demokracia dhe paqja janë të pakthyeshme.

Një shekull pas vizionit të parë për një Evropë të bashkuar, detyra jonë është ta bëjmë këtë vizion më të fortë, më të drejtë dhe më të vendosur për të mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar.

Postime të Ngjashme