Sht. Sht 27th, 2025

Osmani: Mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA ka falënderuar bashkatdhetarët në Staten Island dhe shoqatat “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatat e tjera për pritjen e jashtëzakonshme.

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave ‘Ulqini’, ‘Dibra’ e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se në hitorinë e Kosovës, mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm.

“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, ka theksuar Presidentja në rrjetet sociale.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *