Presidentja e Republikës së Kosovës ka dekretuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Lajmi është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.
“Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, ka thënë Kupina.
Me dekretimin e këtij ligji, hyn në fuqi zbatimi i ndarjeve buxhetore për institucionet dhe programet përkatëse për vitin e ardhshëm.
Buxheti i vitit 2026 parashihet të arrijë në rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi tre miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 867 milionë euro për nivelin lokal.

