Enj. Shk 12th, 2026

Osmani apo një pjesëtar nga familja Jashari për president? Deklarohet Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, ka komentuar edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai u shpreh i rezervuar sa i përket emrave të mundshëm, qoftë Vjosa Osmani apo ndonjë përfaqësues nga familja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kurti: Nga nesër i gatshëm të fillojmë diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit

“Besoj se e dëgjuat kryeministrin, i cili theksoi se pasi të trajtohen tri prioritetet fillestare – konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – do të nisin diskutimet me subjektet e tjera politike për të kapërcyer edhe sfidën e radhës, që është zgjedhja e presidentit apo presidentes”, ka theksuar Murati.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *