Mër. Mar 4th, 2026

Organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, mbrëmë në Prizren u shtrua iftar

Organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, mbrëmë në Prizren u shtrua iftar, në të cilën përpos mysafirëve të shumtë nga sfera politike, kulturore dhe fetare, morën pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava, shprehu edhe njëherë falënderimet e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin mik turk për ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për popullin e Kosovës në periudha të ndryshme. Ai tha se kjo përkrahje kulmoi me financimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Kryetari i DIJANET-it, dr. Safi Arpagus, në fjalën e tij përcolli selamet e popullit të Turqisë, me lutjet drejtuar Krijuesit për agjërim dhe ibadete të pranuara. Ai tha se sonte ndihet tejet i kënaqur që është së bashku me besimtarët nga Kosova në këtë iftar të përbashkët.

Fjalë rasti në këtë iftar mbajtën edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tung Angili, zv.kryeministri, z. Fikrim Damka dhe nënkryetarja e Kuvendit, znj. Emilie Rexhepi.
Pas këtij iftari, kryetari i DIJANET-it, dr. Safi Arpagus, vazhdoi vizitën e tij në Mamush, ku edhe iu priu besimtarëve në namazin e teravive.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *