Hën. Mar 23rd, 2026

Operacion i madh policor në Veternik, dyshohet se është arrestuar një vrasës me pagesë

Një operacion i madh policor është zhvilluar para pak minutave në lagjen Veternik të Prishtinës.

Burime bëjnë të ditur se gjatë këtij aksioni është arrestuar një person i dyshuar për vrasje me pagesë të kryera në Danimarkë.

I dyshuari është shoqëruar në një nga stacionet policore në kryeqytet, ku pritet të intervistohet në prani të prokurorit.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë elitare FIT.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *