Pas mesnatës të së premtes, objekti i “Royal Mall” në Prishtinë u përfshi nga një tym i madh.
Banorët e zonës janë detyruar të evakuohen për shkak të situatës së krijuar.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kishin arritur disa njësi të zjarrfikësve, me qëllim neutralizimin e tymit.
Po ashtu, në terren ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës.

