Mar. Pri 7th, 2026

“Nutella” bëhet aksidentalisht ylli i misionit hapësinor “Artemis II”

“Nutella” pa dashje u bë ylli i misionit hapësinor “Artemis II” dhe kështu mori reklama që asnjë ekip marketingu nuk mund t’i paguante kurrë.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të NASA-s, një kavanoz me “Nutella” doli rastësisht nga kuzhina e anijes kozmike “Orion”. Në mungesë peshe, kavanozi rrotullohej ngadalë, etiketa e tij ishte përballë kamerës, sikur të kishte ekipin e vet të regjisë.

Ekipi i marketingut të “Nutella”-s reagoi shpejt dhe e ndau videon në profilet e tyre me mesazhin:

“Jemi të nderuar që kemi udhëtuar më larg se çdo udhëtim tjetër në histori. Po përhapim buzëqeshje në nivele të reja”.

Për shkak të xhirimit në kohën e duhur, pati edhe spekulime se ishte reklamë e fshehtë. Megjithatë, NASA i mohoi këto pretendime. Zëdhënësja e agjencisë, Bethany Stevens, tha se NASA nuk zgjedh ushqim për ekuipazhin në bashkëpunim me markat.

“Kjo nuk ishte reklamë e paguar”, tha shkurt Stevens.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme