Pre. Qer 12th, 2026

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, cili nga liderët ka më shumë vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar rreth 28% e votave të diasporës nga votimi nëpër ambasada dhe konsullata.

Të dhënat janë nga 13 vendvotime prej 47 sa janë gjithsej.

Nga votat e numëruara, VV ka marrë 6 mijë e 482 vota, PDK ka marrë 579 vota, LDK ka marrë 462 vota dhe AAK ka marrë 124 vota.

Por kush nga liderët e partive politike ka më shumë vota?

I pari rënditet Albin Kurti me 5,792 Vota, pas tij vjen Bedri Hamza me 497 Vota, Vjosa Osmani renditet e treta me 343 Vota dhe Ardian Gjini me 109 Vota

Postime të Ngjashme