Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar 96,41% e tyre.
KQZ-ja në përditësimin e fundit njofton se të procesuara janë 215 vendvotime nga 223 sa janë gjithsej.
Sipas rezultateve të deritashme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.97%, duke siguruar edhe mandatin e 53-të.
Pas VV-së, renditet LDK me 12.01%, PDK me 8.25% dhe AAK me 4.15%.
Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për këtë formë votimi.
Të dielën është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981

