Hën. Jan 12th, 2026

Njoftim i Policisë së Kosovës për mesazhet (SMS) mashtruese, lidhur me njoftimin për gjobat në trafik

Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siq shkruhet nga autoritetet e trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linçe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe:

U bëjmë thirrje qytetarëve që:

· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linçeve;

· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linçeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *