Mar. Mar 31st, 2026

Njësia K9 kontrollon “Swiss Diamond” para mbërritjes së Kombëtares turke

Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka zhvilluar kontrolle të detajuara në ambientet e hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë, transmeton IndeksOnline.

Policët me qen fillimisht kanë kontrolluar parkingun në hyrje të hotelit, e më pas edhe hapësirat e brendshme, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë para dhe gjatë qëndrimit të ekipit turk.

Forca të shtuara policore janë vendosur përreth hotelit, ku po qëndrojnë lojtarët dhe stafi i Kombëtares së Turqisë.

Ndërkohë, dy autobusë VIP të ardhur nga Turqia janë vënë në dispozicion për transportin e ekipit nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas.

Dje, lojtarët turq janë paraqitur në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u njohur me fushën, por nuk kanë zhvilluar stërvitje, pasi atë e kishin realizuar pak para nisjes për në Kosovë.

Ndeshja finale e “play-off”-it zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:45. Fituesi i kësaj përballjeje siguron biletën për në Kampionatin Botëror.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *