Mër. Nën 12th, 2025

Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 06:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *