Pre. Sht 18th, 2026

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku konfirmoi se rasti ka ndodhur sot në orën 08:00 në “Bregun e Diellit”.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.

Postime të Ngjashme