Pre. Dhj 12th, 2025

Një doktor aderon në AAK, mirëpirtet nga Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në radhët e AAK-së Dr. Gentian Lilën, neurolog i dalluar dhe një nga profesionistët më të përkushtuar në vend.

“Dr. Genti, i njohur për shërbimin e tij të palodhur ndaj qytetarëve, vjen nga një familje me traditë të gjatë në mjekësi dhe humanizëm. Ai është biri i Dr. Rifat Lilës, i cili me përkushtim të jashtëzakonshëm i ka shërbyer Gjakovës, Prishtinës dhe mbarë Kosovës, duke qenë gjithmonë krah i fortë i popullit dhe i vendit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se me Dr. Gentin do të garojnë së bashku në proceset e ardhshme politike, me synimin për t’i dhënë Kosovës një energji të re dhe një drejtim të fortë përpara.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *