Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Preoc të Graçanicës, ku një auto sallon është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të 15 tetorit 2025.
Sipas policisë, nga zjarri janë dëmtuar pesë automjete, ndërsa pas veprimeve hetimore është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.
I njëjti, pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë të QKUK-së, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Fsh. Preoc, Graqanicë 15.10.2025-04:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në auto sallonin e tij, nga zjarri janë përfshirë pesë automjete. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK repartin e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.