Hën. Qer 29th, 2026

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë, investim mbi 1.5 milionë euro

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë, një projekt infrastrukturor që po realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Ferizajt.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka qëndruar në terren për të përcjellë nga afër fillimin e punimeve, duke e cilësuar projektin si të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe qarkullimit në këtë zonë.

Vlera e kontratës për realizimin e projektit është 1.54 milionë euro, ndërsa memorandumi i bashkëpunimit kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh. Vetëm për vitin 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka ndarë 600 mijë euro për realizimin e punimeve.

Sipas ministrisë, investimet në infrastrukturën rrugore synojnë përmirësimin e kushteve të qarkullimit, rritjen e sigurisë në trafik dhe ofrimin e një infrastrukture moderne për qytetarët.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme