Hën. Sht 29th, 2025

Nis ndërtimi i një fabrike farmaceutike në Istog, do të hapen 150 vende pune

Në Istog sot ka nisur ndërtimi i një fabrike farmaceutike. Kompania farmaceutike “Pharmabel” brenda 18 muajve do të përfundoi punimet ku do të punësohen 150 qytetarë.

“Brenda 18 muajve, 150 vende pune për qytetarët tanë, e gjithë kjo me një investim prej 8 milionë eurosh, të mbështetur nga biznesmenë të diasporës sonë në Francë me investitorin Hazis Vardar, si rezultat i ekzekutimit të mirëfilltë të rrjetit shqiptar të bizneseve, në krye me Naim Dedushaj.
Kompania farmaceutike Pharmabel, një fabrikë e barnave që tani do të operojë në Dubravë, aty ku sot u vendos gur themeli i saj, ndërsa tutje vazhdon punësimi i të rinjve dhe promovimi i Istogut si qytet inovativ, në të cilin po shndërrohet”, shkruan kryetari Ilir Ferati në njoftim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *