Mër. Mar 11th, 2026

Nis grumbullimi i studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut.

Studentët po kundërshtojnë afatin 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut për t’u larguar nga hapësirat që shfrytëzon – në të kundërtën, duhet të fillojë me pagesat e qirasë.

Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut funksionon në kuadër të universitetit që vepron brenda sistemit të Serbisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për lirimin e pronës së “uzurpuar”, është bërë duke u bazuar në ligjet dhe procedurat në fuqi të Kosovës.

“Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar që t’i shfrytëzojë të gjitha ndërtesat dhe hapësirat e tij, për të cilat ka nevojë të madhe, pa vonesa të mëtejshme”, tha Hajrullahu.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *