Mër. Sht 30th, 2026

Nga sot lejohet sërish lëvizja e lirë në pyjet e Maqedonisë së Veriut

Nga sot përfundon ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë së Veriut, e cila ishte vendosur gjatë muajve të verës për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret.

Ndalimi fillimisht ishte paraparë të zgjaste nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të kushteve të pafavorshme dhe rrezikut të zjarreve, ai u zgjat deri më 30 shtator.

Gjatë periudhës së ndalesës, hyrja dhe lëvizja në pyje lejohej vetëm me autorizim me shkrim nga institucionet përgjegjëse, përkatësisht për zonat që ato menaxhojnë.

Me përfundimin e masës, qytetarët mund të lëvizin përsëri pa këtë kufizim në zonat pyjore. Megjithatë, autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes dhe respektim të masave për parandalimin e zjarreve.

Postime të Ngjashme