Mar. Sht 29th, 2026

Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA

Më 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, e cila krijon mundësi të reja për rritjen e eksporteve, investimeve dhe partneriteteve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.

Me këtë rast, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka organizuar një sesion informues me bizneset, për t’i informuar ato lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes dhe mundësitë që ajo hap në praktikë për ekonominë e Kosovës.

Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër janë tregje me fuqi të lartë blerëse dhe potencial të madh për produktet dhe shërbimet nga Kosova. Në vitin 2025, Kosova eksportoi mbi 100.4 milionë euro në vendet e EFTA-s, ndërsa importoi rreth 53 milionë euro, duke shënuar një bilanc pozitiv tregtar prej 47.4 milionë eurosh në favor të Kosovës. Nga totali i eksporteve në këtë treg, rreth 99.4 milionë euro i përkasin eksporteve drejt Zvicrës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se këto të dhëna tregojnë se potenciali për rritjen e pranisë së produkteve kosovare në tregjet e EFTA-s tashmë ekziston dhe se fokusi është në zgjerimin e mëtejshëm të tij.

Mund të jetë një imazh i teksti

Postime të Ngjashme