Gjatë ditës së nesërme do të mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës.
Sipas njoftimit për media ceremonia do të mbahet në ora: 11:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Në këtë ceremoni është ftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

