Mar. Nën 18th, 2025

Nesër mbahen dy seanca për formimin e qeverisë

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nesër do të mbahen dy seanca për formimin e qeverisë.

Mandatari Glauk Konjufca do të dalë përpara deputetëve të zgjehdur më 9 shkurt, për të prezantuar kabinetin e tij qveritar.

Burime të IndeksOnline pohojnë se në ditën “D”, do të mbahen dy seanca: një në orën 11:00, tjera në oërn 14:00.

Deputetët do të kenë mundësi të votojnë për ose kundër kabinetit të propozuar nga Konjufca, duke i hapur rrugë formimit të qeverisë, ose zgjedhjeve të reja.

Nuk dihet nëse votimi do të bëhet në mënyrë të hapur, apo përmes pajisjeve elektronike, ashtu si herën e kaluar.

Kujtojmë se hera e fundit kur u propozua kabineti qeveritar në krye me Albin Kurtin, nuk u dhanë votat e mjaftueshme për t’u krijuar qeveria

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *