Hën. Tet 20th, 2025

Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar, e voton dhe LDK- ja

Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Rashiq u zgjodh me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 absetnime.

Përveç Vetëvendosjes pro Rashiqit ka votuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ndërkaq AAK-ja dhe PDK-ja kanë abstenuar.

Ndryshe, Rashiq është zgjedhur nënkryetar pasi që asnjëri nga nëntë deputetët e Listes Serbe nuk i morën votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

E pas dështimit që të zgjedhet njëri nga ta, Lista Serbe refuzoi të propozoi Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.

Deputeti Igor Simiq tha se nënkryetari duhet të zgjidhet nga radhët e Listes Serbe dhe se kjo që po tentohet të bëhet në kuvend është shkelje e kushtetutës.

“ Të gjithë kandidtët i kam sjell dhe me shkrim. Vetëm këta kandidat kanë të drejtën në bazë të kushtetuetës. Mos të bëni diçka që është e qartë. Kjo pozitë i takon vetëm grupit të Lises Serbe. Ju po silleni qysh doni. Ne nuk bëjmë diçka që është në kundershtim. Përseri e propozojmë Slavko Simiqin. Ne nuk marrim pjesë në shkelje të kushtetutës. Jeni duke shkelur kushtetuten”, ka thënë Simiq.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *