Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Podujevë, ku një nënë dhe vajza e saj e mitur janë arrestuar nga policia pas një fjalosjeje që ka degraduar në konfrontim fizik mes tyre.
E mitura ka marrë tretman mjekësor si pasojë e përleshjes.
Ndërkohë, pas informimit dhe konsultimit me prokurorin e rastit, të dyja të dyshuarat janë intervistuar në stacion policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE
Podujevë 21.11.2025 – 11:40. Janë arrestuar dy të dyshuarat femra kosovare (nëna dhe vajza e saj e mitur), pasi të njëjtat pas një fjalosje në mes veti janë përfshirë në konfrontim fizik në mes veti. E dyshuara e mitur ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas informimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

