Mër. Jan 7th, 2026

Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen armë dhe municione

Gjatë tri ditëve të para të fillimit të vitit 2026, në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë konfiskuar tri armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municionesh.

Sipas njoftimit, konfiskimet janë realizuar në lokacione të ndryshme në Mitrovicë e Jugut dhe në Skenderaj.

Armët dhe municionet e konfiskuara përfshijnë: dy pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 159 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me këto raste janë iniciuar procedura penale për veprat: armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe kanosje. Me vendim të prokurorit, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor.

Autoritetet policore theksojnë se aksionet për parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *